“Më të mirët tek më të mirët”, Visjan Ukcenaj i uron mirëseardhjen Marina Vjollcës

Pak ditë më parë u bë i ditur lajmi se Marina do të jetë pjesë e programit më të fundit, i cili do të shfaqet në ekranin e ‘Tv Klan’, ‘Klanifornia Show’. Moderatorja do të drejtojë një emision, i cili përveç të ftuarve do të ketë në qendër të tij edhe humorin së bashku me kastin e aktorëve të “Duplex”.

Visjan-2

Ka qenë Visjani, ai i cili i ka uruar mirëseardhjen ditën e sotme Vjollcës me anë të një fotoje të publikuar në “Instagram”. “Ngrini gishtat lart për Marinën dhe për ne. Më të mirët tek më të mirët. Së shpejti në ‘Tv Klan’ ‘Klanifornia’”, -ka shkruar Ukcenaj në postin më të fundit ku ka marrë menjëherë shumë pëlqime.

Ashtu siç është bërë e ditur dhe më parë “Klanifornia Show” do të nisë shumë shpejt në ekranin e “Klan”, duke premtuar një sezon vjeshte plot të qeshura./revistawho.com