“Me të kam folur, por…”-Elgit Doda rrëfen se çfarë i ka thënë Beatrix Ramosajt pas daljes nga “BBV”

Këngëtari i njohur, Elgit Doda, ka folur rreth projekteve të tij më të fundit në muzikë, ku disa prej tyre i ka në bashkëpunim me Donald Veshajn. Djemtë kanë krijuar një triologji , ku thuhet se aktori i humorit ia ka dedikuar këngët ish të dashurës së tij, Bora Zemanit.I ftuar në emisionin “Goaca dhe gra”, artisti është pyetur nëse e ka takuar Beatrix Ramosaj pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Gjithashtu moderatoret pyetën përse këngëtarja nuk ka shkuar tek kantautori për këngën e saj më të fundit “Faj”, të cilën ia dedikon aktorit të humorit. Kjo referuar faktit që Elgiti dhe Donaldi janë shumë miq të mirë me njëri-tjetrin.

Elgiti u shpreh se me këngëtaren nuk është takuar personalisht por kanë shkëmbyer disa mesazhe pas daljes së saj, ku tregoi se i ka dhënë kurajo dhe e ka këshilluar të mos i dëgjojë komentet e publikut.

“Me Trixën kemi folur por jo nuk jemi takuar. I kam dhënë pak kurajo për atë pjesën që të mos dëgjojë çfarë thonë njerëzitm sepse ata kanë forcën më të madhe telefonin dhe tastierën e kompjuterit kështu që mos u shqetëso për këtë lloj gjejë në qoftë se ti je okej gjithëçka është okej”, u shpreh këngëtari.