“Me rob shpie je më i miri”, Tayna piketon fansin në Londër

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka performuar së fundmi në një koncert për fansat e saj në Londër ku ka dhuruar show dhe sigurisht numri i ndjekësve ishte i madh.

Ajo është dukur mjaft atraktive dhe provokuese e veshur me një fustan të kuq të shkurtër ku nuk ka hezituar të tregojë pak dhe nga vetja e saj.

Reperja ka interpretuar disa prej hiteve të saj para publikut shqiptar në Londër, duke ndezur kështu atmosferën në maksimum për ndjekësit e saj që e kanë përkrahur.

Tayna shquhet për performancat e saj ‘të nxehta’, duke ditur gjithmonë se si të bëjë për vete publikun me lëvizjet provokuese. E aftësitë në vallëzim, reperja i dëshmoi edhe në këtë koncert, nga i cili janë publikuar shumë video në rrjetet sociale.

Në TikTok janë publikuar video të shumta ku interpretuesja e hitit “Columbiana”, mund të shihet teksa ‘ndez’ atmosferën duke bërë ‘twerk’ para fansave të saj të shumtë.

Një prej ndjekësve i thotë: “Je më e mira me rob shpie”, përgjigje që e merr dhe nga Tayna: “Edhe ti je më i miri me rob shpie”, i thotë ajo në mikrofon.

Ajo vazhdon të mbetet një prej repereve më të suksesshme të tregut vendor të muzikës, me këngë dhe paraqitje të shumta që pëlqehen gjithmonë nga publiku. /Telegrafi/