“Më ra si bombë”, Vik Kraja rrëfen momentin kur zbuloi se babai i tij ishte infektuar me koronavirus

Disa javë më parë, Dhimitër Kraja, u kthye sërish në punë si mjek për të ndihmuar kolegët e tij në luftën kundër koronavirusit. Por ai u infektua me Covid-19
Për fat të mirë, mjeku Kraja e ka sfiduar koronavirusin dhe është kthyer sërish në punë. Së fundmi, ka folur mbi infektimin e mjekut djali i tij, Dj i njohur Vik Kraja.
Gjatë një lidhje me emisionin “Shqipëria live”, Viku ka treguar se i ka ardhur si bombë momenti kur ka zbuluar se babai i tij ishte infektuar me koronavirus.
“Doktori është zjarr, është rikthyer prapë në punë, ka rreth 4-5 ditë që është rikthyer, madje që të hënën pasi kaloi dhe kohën e karantinës. Po i shërben shqiptarëve.
Isha njoftuar pak a shumë që babai kishte Koronavirus por kur doli nëpër media, kur e pashe lajm në televizor u shqetësova, më ra si bombë. Ishte një ndjesi shumë shokuese”, ka treguar Viki.