‘Më puthi si kafshë’/ Modelja turke akuzon partnerin se i preu gjuhën me një puthje, publikon VIDEON LIVE nga operacioni

Modelja truke Seyda Orsay ka rrëfyer një situatë aspak të pazakontë që i ka ndodhur me partnerin e saj. Ajo ka treguar se ai i ka prerë gjuhën pasi teksa po putheshin. 

Historia e Orsay doli në dritë pasi ajo postoi një foto në rrjetet sociale me mbishkrimin “A jam unë e vetmja që i është prerë gjuha gjatë puthjes?”. Më pas ajo ka postuar një video nga momenti i operacionit për trajtimin e plagës.

Në një video të mëvonshme dhe pas bujës që shkaktoi, bukuroshja nga Turqia ka dhënë më shumë detaje rreth aventurës së saj duke akuzuar si autor ish-partnerin e saj. Sipas Ersoit, ai që e puthi ishte partneri i saj: Një muaj më parë ishim ndarë, por ai më bindi të ktheheshim bashkë dhe më puthi. Ai më puthi si një kafshë. Nuk ndjej asgjë.

Seyda Orsoy, siç shprehet në llogarinë e saj në Instagram ku numëron më shumë se 619 mijë ndjekës, tregon se është kurorëzuar Miss Fotomodel në Turqi në vitin 2010./ Dosja.al