Me një dhi në Ferrarin e tij, Noizy konfirmon se do të jetë pjesë e “Ferma VIP”

Programi më i ri që do të startojë së shpejti në ekranin e “Vizion Plus”, “Ferma VIP”, një e nga një është duke prezantuar të gjithë personazhet e famshme që do të jenë pjesë.

Këtë herë personazhi që është zbuluar është reperi i famshëm Noizy.

Ai shihet në një video me makinën e tij luksoze, ku ka hipur një dhi dhe i hap derën për të dalë nga makina.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @fermavip.al

I gjithë kasti që do t’i bashkohet edicionit të parë të “FERMA VIP” do të jetë i jashtëzakonshëm, ndër më të njohurit dhe më të dashurit e artit, medias apo rrjeteve sociale.

Deri tani janë zbuluar emra si Bes Kallaku, Sinan Hoxha, Adrola Dushi, Çiljeta Xhilaga etj.

living.al