Më në fund Victoria Beckham foto me nusen!

Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham kanë festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës së bashku me familjen e tyre. Pas gjithë lajmeve që qarkulluan në media për një marrëdhënie të tensionuar mes Nicola dhe Victorias më në fund i shohim bashkë, të lumtura krah njëra-tjetrës. “Kaq e veçantë të jemi bashkë për të festuar përvjetorin e parë të martesës 💕 ju duam”, ka shkruar Victoria në postimi e saj.

Në këtë ditë të shënuar edhe vetë aktorja e “The Last Airbender”, 28 vjeçe, bëri një postim në Instagram përkrah disa fotove të realizuara në këtë përvjetor, “Nuk mund ta besoj se ka kaluar një vit. Të dua shumë. Më pëlqen të jem gruaja jote. Nuk mund ta imagjinoja jetën time pa ty 💘 je gjithçka që kam ëndërruar dhe jam shumë e lumtur që po kaloj jetën time me ty. Sot ishte një festë e mrekullueshme në familjen tonë! Shpresoj që të gjithë të kenë kaluar një Pashkë të bukur! 💖”.

Ndërkohë edhe Brooklyn teksa ndau një foto me gruan e tij, bëri një dedikim të ëmbël për të, “Sot 1 vit më parë u martova me shoqen time më të mirë. Jam personi më me fat. Je gjithçka për mua dhe unë jam personi më me fat në këtë tokë që mund të zgjohem me fytyrën tënde të mrekullueshme çdo mëngjes. Unë të dua kaq shumë”.

Kujtojmë që djali 24-vjeçar i ish-futbollistit anglez David Beckham dhe Victoria Beckham u martua me aktoren 28-vjeçare Nicola në një ceremoni në Palm Beach vitin e kaluar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @brooklynpeltzbeckham

Bordo