Më në fund! Irma dhe Eranda Libohova thyejnë akullin dhe shfaqen bashkë pas kaq kohësh (VIDEO)

Për marrëdhënien e Irma dhe Eranda Libohovës është folur gjerë e gjatë, sidomos dy vitet e fundit kur në shumë medie qarkulluan thashethemet se motrat artiste kishin mbyllur dyert e komunikimit me njëra-tjetrën. Gjithçka nisi nga një detaj që nuk u kishte shpëtuar ndjekësve të kujdesshëm të Instagramit: këngëtaret e njohura nuk ndiqeshin më në rrjete sociale.

Dyshimet u shtuan më shumë kur Eranda Libohova u dekorua me çmimin “Mjeshtëri i Madh” dhe në festën që organizoi me rrethin e ngushtë shoqëror, Irma mungonte. E njëjta gjë ndodhi edhe kur festoi ditëlindjen e 53-të dhe Irma nuk u duk gjëkundi.

Por, duket se gjërat kanë ndryshuar. Ditën e djeshme të dyja kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale respektive një video ku Irma dhe Eranda shfaqen bashkë me motrën e tyre të madhe, Shqiponjën dhe mbesën. Shpresojmë që mes tyre të mos ketë më hatërmbetje dhe inate, si dhe pse jo t’i shohim sa më shpejt në skenë.

Living.al