“Më mungon, ja ç’bëjmë për t’u çmallur virtualisht”- Këngëtari shqiptar i izoluar larg së dashurës, tregon a do t’i propozojë për martesë pas daljes nga karantina

Klotilda Harka/ Këngëtari nga Prishtina, Art Abazi është një prej artistëve që izolimin në karantinë po e kalon larg të dashurës.

Me një foto të postuar në rrjetet sociale, ai i shprehu dashurinë edhe një here dashurinë në distance partneres, duke ia deklaruar hapur se po ia ndjen shumë mungesën.

Bashkë me një rrëfim për këngën e tij “Dora jote” që është bërë hiti i këtyre ditëve izolim,  si e sheh të ardhmen me të dashurën që e pamë në klipin “Enigmë”, dhe  muzika, librat apo filmat që preferon këto ditë qëndrimi në shtëpi, Arti i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Kënga jote e re “Dora jote” po dëgjohet shumë në këto dite karantine. Mund të na tregosh historinë  që ka frymëzuar këtë krijim?

Art Abazi: Jam i lumtur për këtë fakt. Kënga është kompozuar në dhjetor të vitit të kaluar. Teksti na mori kohë më gjatë se sa planifikuam sepse tekstshkrueset dhe kantautoret si Fifi , vargjet i thurin sipas ndjenjave e jo sipas rimave, prandaj edhe kemi pritur momentin që Fifi të jetë në momentin e saj më të mirë.

Edhe këte herë në bashkëpunim me kompozitorin e njohur, Gent Myftaraj. Cili është sekreti i këtij bashkëpunim të gjatë?

Art Abazi: Gentin përveç  që e kam mik të afërt prej vitesh, Gentin e konsideroj edhe si njërin nga njohësit më të mirë të muzikës që kemi në Prishtinë e në Tiranë, dhe gjithmonë është kënaqësi puna në studio me Gentin. Per produktivitetin flasin këngët besoj!

Ndërkohë këtë periudhë izolimi si po e kalon në Prishtinë, je duke krijuar diçka speciale në muzikë?

Art Abazi: Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me shokët e PINT, dhe jemi duke diskutuar për këngën e rradhës që është planifikuar për në verë. Megjithatë e rëndësishme është  të kalojë gjithçka siç po shpresojmë, të tjerat do të vijnë avash-avash…

Me kë je izoluar dhe a po e doni më shumë apo s’po e duroni njëri -tjetrin?

Art Abazi: Unë jam në Prishtinë, me familjen time. Mmm… natyrisht nervozizmat e vogla janë të pashmangshme në të tilla situatë, mirëpo momentalisht të gjitha janë në kufi të normales . (qesh)

Nga një postim që bëre në Instagram u kuptua se je larg të dashurës. Të mungon dhe si çmalleni këto kohë?

Art Abazi: (Qesh)  Po, postimi ishte i ndjerë, sepse u bënë më shumë se dy javë që ne s’jemi parë. Natyrisht më mungon, por po mundohemi të çmallemi me ndonjë video call, apo diçka të ngjashme edhe pse jemi koshientë se gjithçka që na duhet në këto momente është durimi dhe shpresa për ditë të mira.

Kur e gjitha kjo të mbarojë, do të vraposh t’i kërkosh martesë të dashurës në mënyrë që çdo rast tjetër i ngjashëm t’u gjejë bashkë në një shtëpi?

Art Abazi: (Qesh)Ne asnjëherë nuk marrim vendime kur jemi të shqetësuar ( për shkak të situatës). Ai vendim do të vijë natyrshëm,në një kohë më të mirë se kjo. E rëndësishme është që ne jemi emocionalisht bashkë si asnjëherë më parë.

Si një artist romantik dhe që të pëlqen letërsia, çfarë muzike, libraa apo film po shijon më shumë këto kohë?

Art Abazi: Unë këto kohë më shumë kam qenë dhe jam i fokusuar tek leximi i artikujve të ndryshëm rreth aktualitetit. Jam  mjaft i shpërqendruar për të lexuar dicka tjeëer. Sa për muzikë, Pink Floyd, Coldplay, Oliver Dragojevic dhe nga ana tjetër Ramazzotti , nuk mungojnë as këto ditë në playlist,ndërkohë dje pashë filmin “Contagion”, i cili përkon shumë me jetën tonë të ditëve të sotme e me këtë rast  j’ua sygjeroj të gjithëve ta shikoni!

Duke iu referuar këtij izolimi, për ty cili është robërimi më i madh që mund të ndjesh dhe kulmi i lirisë që mund të provosh?

Art Abazi: Kur të gjithë ne të ndjehemi të mbështetur për atë që jemi dhe zgjedhjet që ne  bëjmë; thjesht të jemi të lumtur me atë ç’ka bëjmë. Për mu kjo është vlera më e madhe e lirisë. Gjithçka ndryshe është robëri.

Frika jote ekzistencialiste që të pushton në kohë të vështira si këto?

Art Abazi: Moskuptimi dhe neglizhenca për situatën aktuale, më bëjnë të kem frikë për rrezikun që mund të pasojë situatën. /Panoramaplus.al