“Më mbyllën derën”, Eleni Foureira flet për racizmin ndaj shqiptarëve në Greqi

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka dhënë së fundmi një intervistë në Greqi ku ka folur edhe për fillimet e vështira në rrugën e muzikës.

36-vjeçarja ka folur për origjinën dhe arsyen pse vendosi ta mbante të fshehtë.

“Kur isha 19 vjeç erdha në Greqi dhe duke u rritur këtu, mësova se ishte keq të ishe nga Shqipëria, të shanin disi, por nuk e kuptoja pse. Duke u rritur, kjo filloi të më pengonte sepse sa herë kur isha në një grup dhe u thoja se jam nga Shqipëria, i shikoja se si do të reagonin”, ka thënë Foureira.

Ajo kujton edhe një episod kur është ndjerë e diskriminuar për shkak të origjinës shqiptare.

“Kur shkova në një shtëpi diskografike dhe më mbyllën derën, më thane. Eja tani, shqiptari do të bëjë karrierë! Por gjërat kanë ndryshuar, jam shumë e lumtur”, shtoi ajo.