“Më hoqi nga puna”, zbulohet shkaku i sherrit mes Ledio Lakos dhe Gent Hazizit

Mesditen e djeshme, dy aktorët e njohur të humorit shqiptar, Gent Hazizi dhe Ledio Lako, u përplasën fizikisht tek bulevardi “Gjergj Fishta”.
Policia kishte ndaluar dyshen, ndërsa mësohet se Lako kishte qëlluar me dorezë metalike Hazizin dhe shokun e tij. Së fundmi, është zbardhur edhe shkaku i sherrit mes dy aktorëve.
Mësohet se Hazizi e ka akuzuar Lakon se ky i fundit e ka patur fajin pse është larguar nga emisioni “Portokalli”.
“Më hoqi nga puna”, mësohet të ketë thënë Hazizi sipas “Dosja.al”, që aktualisht është i angazhuar në një tjetër program.