Me foton e 22 viteve më parë, Inis Gjoni na tregon që tek ajo nuk ka ndryshuar asgjë

Inis Gjoni ka disa vite që është distancuar nga daljet e shpeshta publike, megjithatë njerëzit vazhdojnë ta ndjekin njësoj si ditën e parë përmes rrjeteve të saj sociale pasi është shumë aktive. Inisi përpiqet të zbulojë detaje nga projektet e saj apo nga përditshmëria. Së fundmi artistja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto që datojnë 22 vite më parë. Në një ndër fotot, ajo shihet duke prezantuar “Miss Shqipëria 1998”, krahas aktorit të mirënjohur Kastriot Çaushi. Të dy janë veshur me shumë elegancë dhe Inisi duket në super formë!

Inis-2

Që prej asaj kohe në portretin e Gjonit nuk ka ndryshuar thuajse asgjë, sepse ajo është kujdesur gjithmonë që të ruajë një pamje sa më origjinale.