“Me familjen”/ Mira Konçi mbërrin në Shqipëri por… a u takua me Shpëtim Saraçin?

Ndarja e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit, çiftit të njohur të muzikës së viteve ’90, bëri bujë të madhe mediatike. Kompozitori i njohur u shpërngul në Shqipëri, ndërsa Konçi vendosi të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë fëmijëve të tyre. Por së fundmi ajo ka treguar nëpërmjet rrjeteve sociale se është kthyer në Tiranë.

Mira Konçi ka qenë mjaft aktive ditët e fundit në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit vendet ku ka zgjedhur të darkojë në Shqipëri dhe me kë.

Por a është takuar ajo me Shpëtim Sraçin?

Kjo gjë nuk duket të ketë ndodhur, të paktën nga postimet në Instagramin e Mirës, ndërkohë që Era, vajza e saj ka vendosur të mbyllë proflin e saj mjaft të populluar në rrjetin social. Në fotot e shpërndara Konçi duket teksa darkon me miq dhe familjarë nërsa po kalon kohë në kryeqytet.

Kujtojmë se mediat zbuluan se dyshja ishin divorcuar, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”, nga ku kishin fshirë dhe fotot në çift. Por historia e ndarjes ka filluar më herët, që kur ata kishin pak kohë që ishin vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa mosmarrveshje e çuan në konflikt marrdhënien e tyre, derisa Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë, me aparatura të fjalës së fundit. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira në SHBA.

Pavarësisht ndarjes Shpëtimi duket se ruan marrëdhënie të mirë dhe shumë të afërt me fëmijët, sidomos me vajzën, së cilës dhe i ka komentuar në “Instagram”, ku e pyet se kur do të vijë në Shqipëri pasi e ka marrë malli shumë.

Ndërsa me të birin, Drin, nuk dihet sa të afërta i ka marrdhëniet pasi ai është këngëtar i muzikës rap dhe krijon vetë gjithçka, edhe pse e ka babain muzikant.