“Më dridhet buza nga emocionet”, Berkan Beka i prekur nga rikthimi në ‘Top Channel’

Berkan Beka u rikthye sot në ‘Ftesë në 5’ pas 15 vitesh mungesë në ekranin e ‘Top Channel’ në një bisedë me Bieta Sulon. Këngëtari e nisi intervistën mes shumë emocionesh, duke pohuar se i dridhej buza nga malli për periudhën kur nisi rrugëtimin në ‘Top Fest 3’ në skenat e televizionit ku këndoi fillimisht.

Beka tregoi se tanimë baba i një vajze të vogël, ka vetëm një peng, se nuk kalon kohën e mjaftueshme me të bijën. Berkani shtoi se vajza i ngjason shumë, këndon si ai e shpeshherë e korrigjon atë kur këndon.

Këngëtari shprehu gjithashtu dëshirën për të ardhur me një projekt ritmik në muajt e ardhshëm si në fillimet e tij kur performonte në skenën e ‘Top Fest’, moment në të cilin ndihej si në Amerikë, sipas tij. Kësaj here Berkani pohoi se është rikthyer për mos të bërë më mungesa të gjata në muzikë dhe për të sjellë projekte plot ritëm dhe energji./revistawho.com