Mc Kresha bëhet baba për herë të dytë, reperi mirëpret në jetë një djalë

MC Kresha është bërë baba për herë të dytë. Pasditen e djeshme ai dhe bashkëshortja e tij, Erzina kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Sipas Prive çifti është bërë me një djalë i cili ka ardhur në jetë në Kanada, ku Kresha dhe Erzina janë zhvendosur bashkë që pas martesës.

Kujtojmë se reperi dhe partnerja e tij kanë edhe një vajzë me emrin, Iza. Çifti është treguar gjithnjë shumë hermetik sa i përket jetës private dhe përveç fotove që kanë pubikuar mediat, nuk ka publikuar asnjëherë asnjë foto të vajzës.

Panoramaplus