Mc Kresha baba për herë të dytë, zbulohet emri i veçantë i të biri me vetëm 3 shkronja

Mc Kresha është bërë baba për herë të dytë, pasditen e 23 shkurtit sipas kohës lokale të Kanadësë. Foshnja, i gjinisë djalë, dhe bashkëshortja e reperit, Erzina janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ishte babai i gruas së reperit, Xim Shehu, ai që zbuloi për herë të parë emrin e djalit. Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, ai ka treguar se foshnja është pagëzuar me emrin Din.

Ai gjithashtu kishte bërë edhe një post tjetër ku shkruante: “Sonte Zoti na bekoi me nipin Din! Iza duke prite vllaun DIN”.

Kujtojmë se reperi dhe partnerja e tij kanë edhe një vajzë me emrin, Iza. Lajmin e bëri të ditur babi i Erzinës, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Mirë se erdhe në jetë Iza. Jeta yte qoftë e uruar nga ZOTI, veç me të mira, por edhe stuhitë e jetës kurrë mos të lakofshin.”, shkruajti ai.

Mc Kresha i dha fund beqarisë më 15 dhjetor 2019. Reperi kurorëzoi në martesë lidhjen e tij me Erzinën. Çifti e mbajti deri në momentin e fundit sekret martesën e tyre, ndërsa ceremonia ka qenë tepër private.

Gjithsesi mediat kosovare publikuan foto të partneres së Mc Kreshës, Erzinës si dhe pamje nga vendi se ku u zhvillua ceremonia e dasmës çifti.