Mbrojtësi i Kombëtares shënon golin më të rëndësishëm të jetës, baba për herë të parë. Ja foto e gruas me barkun e rrumbullakosur

Futbollisti i njohur shqiptar, Berat Gjimshiti ka shënuar golin më të rëndësishëm të jetës së tij.

Bashkëshortja e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Alisa Gjimshiti është shtatzënë dhe cifti do të bëhen prindër për herë të parë.

Futbollisti është shprehur se lajmi që do bëhet baba e ka ndryshuar shumë dhe tani mendon për tre persona.

Ai tha se foshnja që do vijë në jetë është një motivim për të në karrierë dhe në jetë, ndërsa shtoi se dëshiron të jetë një baba shembullor.

“Jemi duke pritur një fëmijë dhe jemi shumë të lumtur me gruan që do të bëhemi prindër. Lajmi se do të bëhem baba më ka ndryshuar shumë, pasi tani po mendojë ndryshe, mendojë gjithmonë për tre persona, për vete, gruan dhe beben. Kam një motiv më të madh tani si në karrierë ashtu edhe në jetë për suksese të reja. Dua të jem një baba shembull për ta rritur fëmijën tim me gjitha të mirat”- tha Gjimshiti për Telegrafi.com, që ka siguruar edhe nje foto të Alisës shtatzënë.

Shikoni foton: