Mbledhjet rajonale të ONE Telecommunications

ONE Telecommunications zhvilloi me sukses mbledhjet rajonale me partnerët e veriut, jugut dhe qendrës më 19, 20 dhe 21 janar në Kukës, Berat dhe Elbasan. Mbledhjet u zhvilluan nën kushtet e lejuara, sipas protokollit për masat anti-Covid, ku pjesëmarrësve iu realizuan edhe testet e shpejta.

Qëllimi i këtyre mbledhjeve është përgëzimi për rezultatet e mira të arritura gjatë muajve pas prezantimit në treg të emrit të ri, si dhe ndarja e strategjisë së re për vitin 2021.

Bashkëpunimi shumë i fortë me të gjithë rrjetin e dyqaneve në Shqipëri ka sjellë performancë shumë të mirë dhe shërbim të përmirësuar. Nga studimi i realizuar për muajt e fundit të vitit 2020, rezultoi se 75% e përdoruesve, kanë përjetuar përvojë më të mirë në dyqane.

Përveç partnerëve rajonalë, pjesëmarrës në këto mbledhje ishin edhe drejtues të lartë të ONE, si edhe menaxherë nga të gjitha departamentet e lidhura drejtpërsëdrejti me klientët.

Manaxheri i Shitjeve me Pakicë, Taulant Meçaj, organizoi dhe drejoi të gjitha palët për zhvillimin me sukses të mbledhjeve, motoja e të cilave ishte “Ne jemi ekipi ONE! Ne përmirësohemi çdo ditë dhe së bashku me partnerët, ne shkojmë përpara!”