Mathew Perry dhe dashuria e tij e pamundur për Jennifer Aniston!

Matthew Perry u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare teksa bënte një banjo në xhakuzin e tij. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së tij, por autoritetet që kanë shkuar në vendngjarje kanë konstatuar se aktori me siguri ka pësuar infarkt dhe është mbytur.

Aktori ishte i njohur për rolin e tij si “Chandler Bing” në serialin “Friends”. Në fakt, gjatë serialit, Matthew ishte i dashuruar me kolegen e tij, Jennifer Aniston dhe këtë e ka treguar ai vetë.

Siç kishte bërë të ditur në autobiografinë e tij, Perry ishte i dashuruar me të para se të punonin së bashku në serial.

Kryefjala.com