Mashtroi biznesmenët me shuma marramendëse, gjykata jep vendimin final

6 vjet e 8 muaj burg ka dhënë gjykata e apelit në Durrës për stomatologen Olesia Duka.

Sapo ka përfunduar proçesi gjyqësor në Gjykatën e Apelit Durrës në ngarkim të Olesia Dukës.

Ajo u denoncua për mashtrime ndaj biznesmenëve me shuma të mëdha.

Gjykata e shkallës së parë në Durrës e kishte dënuar atë me 10 vjet heqje lirie në një kohë që pas apelimit dënimi i saj u ul me 3 vjet e 4 muaj.

Trupa gjykuese e apelit përbëhej nga gjyqtarët Izet Dusha, Anita Mici dhe Arben Vrioni.