Martohet Dj Sardi? I njohuri i showbizit shfaqet me unazën rreth në gisht, dyshimet e forta po ‘çmendin’ rrjetin

Imazhi ku Sardi shihet me unazën rreth në gishtin e dorës së majtë, tregon se i njohuri i shoëbizit shqiptar ka hedhur një hap të rëndësishëm me gruan e jetës së tij.
Sardi Shehu, i njohur për të gjithë publikun asi Sardi Shehu duket se ka hedhur hapin e madh drejt celebrimit. Ka mjaftuar një foto e publikuar nga vetë DJ faqen e tij në Instagram, për të bërë lëmsh të gjithë rrjetin dhe për t’ui futur në dyshime.

Imazhi ku Sardi shihet me unazën rreth në gishtin e dorës së majtë, tregon se i njohuri i showbizit shqiptar ka hedhur një hap të rëndësishëm me gruan e jetës së tij.

Një ditë më parë i ftuar në emisionin “Mes Yjesh” në Ora News, Sardi u pyet për propozimin e martesës dhe la të nënkuptohej se diçka kishte ndodhur me të. “Ndoshta e kam hedhur hapin. Edhe mund ta kem bërë propozimin e shumëpritur,”– u shpreh Sardi.

Mos ndoshta e kishte fjalën për këtë hap?

Së fundmi Sardi Sheu ka publikuar një foto ku ka treguar se është në një marrëdhënie, që siç duket po shkon drejt hapave seriozë.

(f.m/dosja.al)