Marina Vjollca pa program sezonin e ri? Tek Klani nuk shihet askund

Ndryshimet në sezonin e ri tashmë janë konfirmuar në televizionin Klan. Ermal Mamaqi zhvendoset të shtunave në ora 21:45, shkaku i minutazhit të ‘Duplex’ teksa Arjola Shehu mbetet pa emision. Mesditën e kuzhinës e marrin djemtë, Alfio Rrotani me kolegun Indrit. Të njejtin fat do e ketë edhe Nevina Shtylla, e cila nuk do të prezantojë më ‘Jo vetëm modë’, program i cili duket se do mbyllet, shkruan Prive.

Por, në promon paralajmëruese të sezonit, krahas Nevinës dhe Arjolës mungon një tjetër figurë, që pati vëmendjen qendrore në promot e viti të kaluar si prurje e madhe. Marina Vjollca, nuk figuron askund në paralajmërimet e sezonit. Duket se ‘C’est la vie’ nuk do ketë sezon të dytë, shkaku i performancës jo fort të mirë në shikueshmëri dhe impakt të dobët tek publiku, si formulë e ricikluar e para 12 viteve. Orarin e Marinës, të dielave, do e zërë Turjan Hyska me kuizin ‘Familja’ i cili do të rivalizojë ‘Portokalli’ nga ora 20:30. Nuk dihet sigurt nëse Vjollca ka mbetur përfundimisht pa program të sajin në sezonin e ri apo do të rikthehet nga Janari e tutje por me mungesa të tilla të gjata në ekran, vetëm sa po konfirmon zërat që qarkullonin se lëvizja e saj nga Top Channel ishte e gabuar për karrierën. Nga ana tjetër, jo zyrtarisht mësohet se Luanës do t’i besohet sërish ‘Shiko kush Luan’ në Top Channel” pas sezonit të parë i cili rezultoi mjaft i suksesshëm.