Marina Vjollca arratiset me pushime për ditëlindjen e bashkëshortit, shikoni si duket në plazh

Prezantuesja Marina Vjollca ka befasuar me fotot e saj më të fundit, pasi duket shumë në formë gjatë pushimeve. Marina është duke shijuar këto ditë të para të muajit korrik buzë detit, që është dhe muaji i lindjes së bashkëshortit të saj Getoar Selimi, i cili sapo festoi 36 vjetorin. E veshur me të kuqe, Marina ka postuar shumë foto duke na dhënë mundësinë ta shohim në disa pozicione. Moderatorja duket në super formë, edhe pse u përfol për një shtatzëni të mundshme të lidhur dhe me faktin e largimit të saj prej disa muajsh nga ekrani. Ndërkohë ajo po punon për kthimin me një program të ri në “Tv Klan”.