Marina shtatzënë? Ja fotoja e moderatores që i bëri të gjithë të dyshojnë

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë zbuluar nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, se ndodhen për disa ditë pushime në Londër.

Moderatorja e njohur ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto në makinë, ku ajo shtrirë në prehrin e bashkëshortit, teksa qeshin të dy me të madhe.

Marina-4

Ndërkohë bashkëngjitur me foton, Marina vendos dy emoji zemra. Por ndjekësit e saj të shumtë vunë re një detaj, ku reperi i njohur ashtu edhe Marina i mbajnë duart tek barku i saj.

Marina-2

Një gjë e tillë i ka shtyrë fansat e tyre që të aludojnë se Marina është në pritje të ëmbël.

Marina-3

“Marina shtatzënë??? Të paktën në foto kështu duket, duke parë që Geti dhe Marina kanë vendosur dorën te barku i Marinës”, shkruan një ndjekës.

Kujtojmë se çifti lidhi kurorë në një festë të madhe në shtator të vitit 2017.