Marina nuk mund ta përshkruante më bukur dashurinë për të bijën

Me kalimin e kohës po mundemi ta shohim më shpesh Marget në rrjetet sociale. Marina ka ndarë sërish një foto me të bijën në krahë, duke i dedikuar fjalët më të ndjera.

“Ti je zemra ime që rreh jashtë trupit tim”, ka shkruar moderatorja krah fotos ku shfaqet me vogëlushen e saj në krahë.

Mëmësia na ka zbuluar një anë tjetër të Marinës që deri më tani nuk e kishim parë. Ajo dhe Getoari kanë ndarë shumë pak foto të vajzës, por do na duhet të presim që koha të kalojë, Marget të rritet dhe ne të shijojmë më pas një shëtitje të familjes Selimi./revistawho.com