“Marina” në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e bebit

Aktorja meksikane shumë e njohur nga roli i saj “Marina”, në telenovelën “Stuhia”, Ximena Navarrete do të bëhet nënë. E lumtur, Ximena e ndau lajmin pak ditë më parë pas një periudhe të vështirë pasi kujtojmë që më parë aktorja humbi një bebe në muajin e tretë të shtatzënisë.

Në një video të publikuar në Instagram nga festa baby shower, “Marina” ka zbuluar se së shpejti do të bëhet me vajzë.

“Foshnja ime, ti je një ëndërr e realizuar, shpresoj të jem një nënë e mirë dhe të të edukoj të përmbushësh ëndrrat dhe misionin tënd në këtë botë. Të dua shumë. Kur lexoj se një grua apo çift dëshiron një foshnjë shumë, është për shkak se shpirti i asaj foshnje po kërkon gjithashtu që ju ta gjeni atë. Për të gjitha gratë ose çiftet që përpiqen të kenë një fëmijë, ju uroj me gjithë zemër që ai moment do të vijë shumë shpejt”-shkruan aktorja.