Marco Borriello në Mikonos me të dashurën e re, ajo është…

Në pritje për të mësuar se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, Marco Borriello po shijon verën me të dashurën e tij të re.
Sulmuesi italian po kalon pushimet me Stefania Seimur, modele ukrainase që është bërë e famshme në programin “Grand Hotel Chiambretti”, në rolin e “Dea Bendata”, shkruan Top Channel. Revista “Chi” e ka fotografuar çiftin duke u puthur në Mikonos të Greqisë.