‘Maneskin” i nënshtrohen testit të drogës në Itali pas videos së bujshme!

Pas videos virale, anëtarët e “Maneskin” do t’i nënshtrohen një testi droge në vendin e tyre, Itali. Nuk dihet ende se kur do kryehet testi, por interesi i mediave është i madh. Në videon e bujshme shihet Damiano që ulet në mënyrë të çuditshme duke lënë përshtypjen sikur po thithte kokainë. Por përgjigja e tyre nuk vonoi dhe gjatë një konference për shtyp, Damiano tregoi se një nga miqtë e tij të grupit kishte thyer një shishe dhe ai kishte hequr një xham.

Më pas ata u shprehën të gatshëm të bëjnë edhe test për të vërtetuar nëse kanë konsumuar drogë apo jo.

“Jemi të shokuar për disa njerëz që thonë se Damiano ka konsumuar drogë. Ne jemi kundër përdorimit të drogës dhe ne nuk kemi konsumuar kurrë kokainë. Jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Jemi këtu për të bërë muzikë dhe jemi shumë të lumtur për fitorn tonë në Eurovision dhe duam t’i vlerësojmë të gjithë që na kanë mbështetur”, shkruan grupi.

“Maneskin” u shapallën fitues të “Eurovision”, pasi mblodhi më shumë vota nga publiku, që e ka pëlqyer shumë këngën e tyre “Zitti e buoni”.