Mamaja e Rita Orës ndodhet në Shqipëri për një arsye shumë speciale, e bija është shumë krenare me të

“FemFest” është një festival për sensibilizimin e qytetarëve për të drejtën e grave dhe vajzave, për të qenë të barabarta në çdo sferë të jetës.

Ky festival është ndërtuar me një platformë shfaqjesh mbresëlënëse, debatesh, këngë, muzikë, ekspozitë, sfilata dhe një protestë këpucësh të kuqe.

Ai vjen me synimin për sensibilizimin e grave dhe për të ndryshuar edhe realitete të trishta në jetën e tyre. Pjesë e festivalit që nisi mbrëmjen e djeshme dhe do të vijojë deri në 8 Mars do të jenë artiste, aktiviste, shkrimtare, politikane dhe këngëtare të cilat nëpërmjet zhanreve të ndryshme të artit do t’u japin zë edhe problemeve që nuk fliten, apo atyre që nuk dëgjohen.

Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për 5 bursa studimi për studentet më të mira të Universitetit të Arteve.

Nëna e Rita Orës, Vera ka qenë e ftuar nderi në festivalin “FemFest” që u mbajt ditën e djeshme në Tiranë. Vera, e cila me profesion është psikologe dhe këshilluese e shëndetit mendor, mbajti një fjalim para të pranishmëve në festival.

Kjo paraqitje e ka bërë krenare vajzën e saj, këngëtaren shqiptare me famë botërore, Ritën, e cila ndau disa fotografi të së ëmës në profilin e saj në “Instagram”.

“Krenare me nënën time Vera Ora, që po jep kontributin dhe po mbështet “FemFest” një festival për të drejtat e grave në Shqipëri, inspirimi im tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vera Ora (@veraora)