Majk ndalohet nga Policia? Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Majk është padyshim një nga reperët më të talentuar dhe të komentuar në showbizin shqiptar dhe shpesh tërheq vëmendjen e mediave, sidomos për jetën personale.

Së fundmi, ai është vënë sërish në qendër të mediave rozë dhe shkak është bërë një foto e publikuar nga vetë ai. Në këtë foto ai shihet i rrethuar nga tre oficerë policie, teksa nuk e ka shoqëruar foton me asnjë koment. Për më tepër e ka fshirë atë menjëherë, por gjithsesi kjo lëvizje nuk u ka shpëtuar mediave.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që kjo foto të jetë shkëputur nga ndonjë projekt i ardhshëm muzikor. Projekti i tij i fundit është “Hajde te baba”, në bashkëpunim me Ghetto Geasyn.

Kjo këngë është pjesë e albumit të tyre të përbashkët, që mban titullin “Vaksina”, e që si duket do të vijë si shpëtim për këtë vit të vështirë.