Majk bën kunja për paratë e të tjerëve. Po vetë a është milioner?

Me statuset tendencioze, reperët kanë “sulmuar” herë pas here njëri-tjetrin, ndonëse në fund të teksteve plot nënkuptime nuk e kanë shkruar asnjëherë se për kë është mesazhi.

Edhe Majk ka vendosur të hedhë një tjetër kunjë, ndonëse nuk dihet se për kë e ka e kush do e kapë. “Krejt milionera nëpër këngë, po folin shumë lekë, por nuk i takoj kurrë në bankë”, ka shkruar reperi në postimin e fundit.

Me këtë pohim, Majk jo vetëm ka thumbuar kolegët e tij, por ka pohuar dhe se vetë është milioner pasi i ndodh të shkojë shpeshherë në bankë, aty ku nuk i ka ndeshur asnjëherë reperët e tjerë.

revistawho.com