Madonna ka një ëndërr: të bashkëpunojë me këtë artist

Sa herë që Madonna është e ftuar tek “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, e gjithë intervista është super interesante. Mbretëresha e pop-it, këtë herë, tregoi se në karrierën e saj, tashmë të arrirë dhe të suksesshme, ka një ëndërr: të bashkëpunojë me Kendrick Lamar.

Dua të them, është një artist që unë adhuroj më shumë në këtë jetë dhe do doja shumë të bashkëpunoja me të; ai është Kendrick Lamar”, – tregoi këngëtarja. “Albumi i tij i ri po bën histori…”, – vijoi Madonna, duke ngritur në piedestal albumin e artistit, “Mr. Morale & The Big Steppers”.

“Mr. Morale & The Big Steppers” ka marrë një sërë kritikash shumë pozitive dhe shpeshherë fansat dhe jo vetëm, i kanë konsideruar si “gjeniale” tekstet e Kendrick Lamar. Mesa duket, të njëjtin mendim ndan edhe legjenda e muzikës pop.

Gjatë karrierës së saj, Madonna numëron disa bashkëpunime ikonike: me Britney Spears, Justin Timberlake, Nicki Minaj, M.I.A, Maluma dhe shumë të tjerë.

Anabelmagazine