Madonna e bëri sërish, pas Aguilerës dhe Spears, puth reperen Tokischa

Madonna festoi muajin e krenarisë së homoseksualëve me një koncert në Nju Jork të enjten mbrëma. Shfaqja ishte e pasur me performanca drag queen, ndërsa “mbretëresha e popit” shoqërohej në skenë nga reperja nga Republika Domenikane, Tokischa.

Dueti shpërthyes e ktheu publikun shumë vite pas, në puthjen e paharrueshme të Britney Spears me Madonnën, në MTV Video Music Awards, 2003. Më konkretisht, dy këngëtarët bashkëpunuan në remiksin e “Hung Up” dhe pamjet seksi të kërcimit të tyre, bëjnë xhiron e internetit.

Një nga momentet më karakteristike të natës ishte kur reperja e vendosi fytyrën shumë pranë pjesës së poshtme të trupit të yllit 63-vjeçar, ndërsa pak më vonë të dy shkëmbyen një puthje të nxehtë duke trazuar të gjithë skenën.