Madona sulmon Putinin, Zelenski e ndjek në “Instagram”

Ylli i popit, Madona ka reaguar ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në konfliktin ushtarak mes Moskës dhe Kievit.

Ylli i popit ka sulmar Putin nëpërmjet një postimi në “Instagram” të një klipi të këngës së saj të famshme “Sorry”. Në video shfaqen pamje dramatike të luftës, ndërsa Putin krahasohet me Hitlerin.

“Pushtimi i Ukrainës që udhëhiqet nga lakmia dhe pa asnjë qëllim nga ana e Rusisë, DUHET të ndalet”, shkruante krahas videos së saj këngëtarja.
“Putin ka shkelur çdo marrëveshje të të drejtave të njeriut që ekziston. Nuk ka të drejtë të anulojë ekzistencën e Ukrainës. Të mbështesim presidentin Zelenski. Lutemi për ty dhe vendin tënd. Zoti iu bekoftë”.

Pas postimit, edhe presidenti ukrainas nisi të ndjekë divën e muzikës në “Instagram”.