“Lutesha të më merrnin me vete”, dy humbjet që i lanë shenjë Isida Mollaymerit

Isida Mollaymeri e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” ka rrëfyer se ka kaluar dy humbje që i kanë lënë shenjë, ndarjen nga jeta të djalit të tezes dhe mikeshës së saj të ngushtë Adelës. Isida ka rrëfyer se këto dy humbje i ka përjetuar shumë keq dhe çohej natën duke qarë.

“Janë dy humbje që unë nuk i kam pranuar që i kam humbur. Djali i tezes time humbi jetën në moshën 27 vjeç, mua më çonin në fshat shpesh dhe rrija me të. Kur ai vdiq unë ndodhesha në Spanjë dhe e kam përjetuar shumë keq. E dyta ka qenë, Adela shoqja ime që po ashtu iku. Kanë qenë dy përjetimet më të këqija. Çohesha natën dhe qaja dhe vetëm lutesha. Për çdo gjë që përjetoja i drejtohesha atyre të dyve dhe i thoja më merrni me vete. Të dyja këto humbje i kam kaluar shumë keq”, ka treguar balerina.