“LUMI UNE”, kënga e Irkenc Hykës virale edhe në programe televizive

Irkenc Hyka, këngëtari i cili është kthyer në një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare.

Ai numëron disa hite e disa bashkëpunime të suksesshme, jo vetëm si këngëtar por edhe si kantautor e tekst shkrues.

Është kompozitor i disa këngëve mjaft të njohura. Ka bashkëpunuar me këngëtarë të ndryshëm dhe sot vazhdon të punojë dhe të kompozojë në studion e tij.

Më datë 22 Janar 2024, Irkenc Hyka publikon videoklipin “Lumi Unë”. Muzika e këngës është shkruar nga vetë Irkenc Hyka, ndërsa tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim Irkenc Hyka, JoJo & Lorenc Hasrama.

Ai e ka sjellë për fansat e tij këngën e re, të cilën e ka shoqëruar me videoklip në momentin më të bukur & të gëzuar të jetës së tij, ditën e dasmës ku ia këndon partneres së tij.

“Lumi Une” që në momentin e publikimit është bërë mjaft virale nëpër rrjetet sociale, si: Instagram & TikTok, ku në më pak se 24 orë të lancimit kënga arriti të kapi 1 milion klikime. Ajo tashmë numëron plot 11 milion klikime.

www.story.al