Lumi B anulon koncertin për arsye shëndetësore. Çfarë i ka ndodhur?

Reperi i njohur shqiptar, Lumi B ka shfaqur probleme shëndetësore. Kjo ka bërë që ai të anulojë koncertin e tij të radhës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lumi përmes një postimi në InstaStory, duke mos preferuar që të japë të tjera detaje, por duket se gjërat mund të jenë serioze përderisa ka marrë një vendim të tillë.

Kjo verë ka qenë shumë aktive për reperin, pasi pas bashkëpunimit “Prit pak” me Xhensila Myrtezaj që ka arritur miliona klikime në kanalin Youtube, ai ka pasur koncerte të shumta.