Luizi u tall me shtatzëninë e Einxhel, reagon për herë të parë Dagz

Dj Dagz dhe Luiz Ejlli, kanë qenë në qendër të mediave rozë për shkak të ndërprerjes së komunikimit që ata të dy kanë patur me njeri-tjetrin.

Përmes një interviste mbrëmjen e kaluar, Dj Dagz ka folur më tepër rreth marrdhënies së tij me fituesin e ‘BBV2’ Luiz Ejlli, ku dhe shpjegoi arsyen pse e fshiu prej rrjeteve sociale.

Përgjithësisht marrdhënia mes tyre ka qenë e qëndrueshme. Dagz ka qenë banor i shtëpisë së BBV1, dhe në asnjë moment nuk ka munguar mbështetja e tij ndaj Luizit.

Mirëpo shumë mesazhe kanë ardhur prej fansave të Dagz, të cilët e pyesnin atë nëse duhej të vazhdonte të mbronte Luizin, pasi ata kishin parë situata të caktuara që ndoshta Dagz nuk ishte në dijeni.

I ftuar në emisionin “Canape.t7”, Dagz është shprehur se i ka inat njerëzit që bullizojnë dhe për këtë arsye ai është larguar nga Luizi. Ky i fundit është “tallur” me shtatzëninë e Einxhel, dhe siç duket Dagz nuk e ka pritur fare mirë.

“Nëse ndonjëherë në jetë kam komentuar ka qenë për çështje kombëtare dhe jo të komentoj për gra shtatzënë. Ajo çfarë do të kisha bërë është me i uru Kiarës shtatzëninë më të lehtë në botë!” – u shpreh ai.

Ora News