Luiza Gega nuk ka rivalë, vendos rekord në Lojrat Olimpike Europiane

Flamuri shqiptar në pistat ndërkombëtare vazhdon të valëviotet falë kampiones së Europës, Luiza Gega.

Atletja shqiptare nuk e diskutoi fitoren në garën ekipore të 3000 metrave me pengesa, e vlefshme për Divizionin 3 por lajmi i madh është rekordi që vendosi Gega.

Me kohën 9:17.31, atletja shqiptare regjistroi garën më të shpejtë të 3000 metrave me pengesa në një olimpiadë europiane.

Gara për Luiza Gegën nisi pa shumë vështirësi pasi ajo mori menjëherë kryesimin dhe në fund të 3 mijë metrave ku interpretoi pothuajse çdo detaj në mënyrën më të mirë të mundshme, la pas izraeliten Cohen me plot 30 sekonda më shumë dhe irlandezen Connor që e mbylli garën 61 sekonda pas kampiones shqiptare.

Në garën ekipore shqipëria u rendit ne vendin e nente me 357 pikë duke mos pasur mundesi të ngjitet në dvizionin e dytë ku kaluan tre vendet e para që janë Irlanda, Austria dhe Izraeli.