Luiz Ejlli debuton me këngën e tij të pestë në majë!

Luiz Ejlli sa vjen e po bëhet edhe më aktiv me karrierën e tij pas daljes nga ”Big Brother VIP”. Të gjitha këngët që ai ka publikuar pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Pas përfundimit të spektaklit televiziv, Luizi ka filluar të marrë pjesë në shumë koncerte, madje deri tani ka publikuar 5 këngë të tijat. 4 prej të cilave vijnë solo dhe njërën bashkëpunim me Donald Veshaj.

Projekti i tij i radhës mesa duket qenka një amanet për dikë të rëndësishëm në jetën e tij, pasi kënga e tij e re titullohet “Amanet”. Edhe njëherë tjetër Luizi ia ka dalë që të rrëmbejë fronin që javën e parë të publikimit të këtij projekti.

“Amanet” u pozicionua në vend të parë si kënga më e votuar e javës nga publiku. Madje, ky është projekti i pestë i Luizit që renditet në majë të listës.

Artisti u votua për herë të parë në fron kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe solli këngën “Me ty”. Pas kësaj ai ‘mbretëroi’ me “2 Shotsa”, “Përjetësisht”, “Dedikim” dhe tashmë me “Amanet”.