Luana me fotot e saj ua bën vetë gati materialin “memexhinjve”

Luana Vjollca ka publikuar një album të ri fotosh nga pushimet që po bën së fundmi.

Moderatorja ka zbuluar që po pushon dhe po e shijon shumë kohën andej, megjithëse shoqëruesin nuk na e zbuloi.

Me anë të fotove të fundit, na tregoi se faturën e paguan vetë, se është e zonja e vetes. Ama kishte dhe një foto ku kishte realizuar ‘duck face’ dhe i kërkon të gjithëve t’a bëjnë meme.

Është frymëzim mjaftueshëm për ju kjo shkrepje? Edhe nëse jo, tani që keni leje nga Luana me siguri do jeni lirshëm fare të krijoni dhe fantazoni.