Lot, qirinj dhe një lamtumirë për ‘boss lady-n’: Përmes fotove, si po e nderon bota mbretëreshën

Nëpër rrugët e Sydney njerëzit vendosën lule e ndërsa në Californi, ndezën qirinj. Shumë të tjerë ndryshuan foton e profilit në llogaritë e tyre sociale, duke e zëvendësuar me foton e madhërisë së saj, që quhej ndryshe “mbrojtësja e njerëzve”.

Radha e makinave para pallatit të Buckingham

Edhe në Honolulu flamujt janë në gjysmë shtizë. Kulla Eiffel në Paris ka fikur dritat në shenjë pikëllimi dhe respekti për mbretëreshën. Ndërkohë, mbi pallatin e Buckingham-it, 2 ylberë u shfaqën më të ndritshëm se kurrë.

St Andrews Cathedral ë Sydney, Australia: Njërëzit lënë mesazhet e ngushëllimit

Sapo lajmi i trishtuar u bë publik, bota reagoi menjëherë, duke shprehur në çdo formë të mundshme ngushëllimet, keqardhjen dhe nderimet për mbretëreshën Elizabeth.

Drejtuesi i një programi radiofonik në Zelandën e Re shpërtheu në lot gjatë transmetimit, teksa raportonte detajet e reja nga vdekja e saj.

Pasadena, California

Në Times Square në New York imazhi të një mbretëreshe të buzëqeshur, ndërsa ndërtesa e Empire State u ndriçua pas perëndimit të diellit në ngjyrë vjollce dhe argjendi për të nderuar jetën dhe trashëgiminë e saj.

Ndërtesa e Bashkisë së Tel Avivit mori formën e flamurit britanik në shenjë nderimi për mbretëreshën.

Bashkia e Tel Aviv

Në Berlin, lule dhe qirinj u vendosën jashtë Ambasadës Britanike, ndërsa në Venecia, “God Save the Queen” u luajt jashtë ndërtesave të Festivaleve.

Statuja ikonike e Krishtit në Rio de Zhaneiro në Brazil, u ndriçua në ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu.

Statuja e ‘The Christ the Redeemer ‘ në Rio de Janeiro e ndriçuar

Mbretëresha ishte më liderja që udhëtonte më shumë krahasuar me çdo figurë tjetër shteti. Ajo vizitoi çdo vend të Commonëealth përveç Cameroon, i cili nuk u bashkua deri në vitin 1995 dhe Ruandës, 2009.

Ajo vizitoi Kanadanë 22 herë, Australinë 16, Zelandën e Re 10 dhe Jamaica-n gjashtë.