Lorik Cana fiton çmimin e babait më sexy në ‘Instagram’, vetëm me një foto. Urime!

Lorik Cana ka publikuar të parën foto me vajzën nga pushimet familjare në Dubai. Ishte Monica ajo që na tregoi se familja ishte nisur me pushime, nga postimet në profilin e saj. Tani kemi edhe një foto të postuar nga Loriku, i cili shkrepjet me Enkeleidën i ka aq të rralla sa ne u habitëm kur e pamë sa është rritur.

Ish-futbollisti dhe bashkëshortja e tij e kanë ndarë mendjen që mos na e tregojnë imazhin e plotë të së voglës, po dhe me kaq sa pamë do të mjaftohemi.

Loriku shfaqet më sexy se kurrë në këtë foto dhe ne mendojmë se e meriton plotësisht çmimin ‘babi më hot në Instagram’. Kurrizi me tatuazhe dhe fiziku goxha i mirë megjithëse futbollin e ka lënë prej vitesh, i japin shumë ndihmë për të transmetuar këtë imazh tek ndjekësit.

Të ngrejë dorën kush mendon si ne? ✋🏻