Lori Hoxha zbulon destinacionin e radhës: Një nga eksperiencat më të bukura

Pak minuta më parë, trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha, ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një album fotosh ku na tregoi destinacionin e saj të radhës. E merzitur nga monotonia e përditshme, nga gjërat e njëjta që ajo bënte, bashkë me miken e saj më të mirë vendosën të bënin një udhëtim drejt Balit. Në shkrimin që Lori ja kishte bashkangjitur fotove tregonte se sa shumë ishte kënaqur duke parë lindjen e diellit çdo ditë, se sa shumë i kishte shijuar ushqimet e seancat e meditimit, e lirë nga rrjetet sociale dhe telefoni. Lori është shprehur se ky udhëtim ishte një nga eksperiencat më të bukura që ajo ka kaluar.

https://www.instagram.com/p/B70rnV7lI-5/?utm_source=ig_embed