Lori Hoxha sapo theu internetin me backstage-in e dasmës së Sarës dhe Ledionit

Gati një muaj nga celebrimi i trashëgimtares së ” Top Channel” Sara Hoxh me moderatorin e njohur Ledion Liço, Lori Hoxha ka bërë postimin e backstage të dasmës, që ga nisja e përgatitjeve deri në finalizim. Ceremonia e martesës së shumëpërfolur u mbajt në Como të Italisë, me personazhe të njohur të ftuar. Duke qenë se çifti paralajmëroi se do e zhvillonin dasmën jashtë vëmendjes së mediave, kurioziteti i publikut ishte shumë i madh për të parë foto apo video nga dasma. Lori ka shuar kureshtjen e ndjekësve të saj, duke postuar videon me momentet më të bukura nga ky celebrim. Kjo video që po postojmë ka thyer sot internetin, ndërkohë nuk kanë munguar komentet pozitive për motrat Hoxha.