Lori Hoxha në një farë mënyre konfirmoi se është single

Lori Hoxha ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën e saj private. Sidomos për çështjet e zemrës, ka preferuar të mos postojë foto apo t’i përgjigjet komenteve të ndjekësve. Që pas marrëdhënies me Vis Bajraktarin, nuk dihej çfarë ndodhte me jetën e saj sentimentale.

Ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, këtë të fundit Lori e ka sqaruar ditën e djeshme nëpërmjet pyetjeve të ndjekësve në InstaStory. Dikush e ka pyetur pse i dukej si ajo tezja single dhe shumë “ekstra”, që mbahet si personazhi VIP i fisit dhe ka 7 mace.

Lori i është përgjigjur që kjo është ekzaktësisht e vërteta, përveç pjesës së maceve të cilat nuk i ka aspak qejf. Pra, të gjitha përveç maceve, do të thotë që edhe single është.

Ky ishte një mësim për herë tjetër ku nëse duam të mësojmë gjë për jetën e personazheve, duhet t’i bëjmë pyetje kreative./News31.al