Loredana përsëri shtatzënë?!

Loredana është në qendër të mediave rozë, për shkak të lidhjes me futbollistin, Karim Adeyemi. Që nga momenti kur e bëri publike lidhjen e saj me futbollistin gjerman, ajo nuk heziton të ndajë thuajse çdo ditë pak nga copëzat e rutinës së tyre.

Mirëpo, fotoja e fundit e çiftit ka ngjallur dyshime për një shtatzëni të mundshme të reperes nga Kosova. Ishin fansat ata që vunë re se këngëtares i është rrumbullakosur pak barku duke shtuar aludimet se mos reperja është në pritje të ëmbël.

Kujtojmë që Lori është nënë e një vajze me emrin Hana, fryt i dashurisë së saj dhe Mozzik.

Kryefjala.com