Loredana e thërret në një mënyrë aq të çuditshme Elvanën saqë do habiteni

Loredana dhe Elvana Gjata kanë treguar se kanë një miqësi shumë të mirë dhe e kanë shprehur publikisht vlerësimin për njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Shpesh kemi parë komentet plot sheqer që dy artistet kanë lënë në postime të ndryshme, teksa së fundmi Loredana ka marrë vëmendje me një koment që i ka bërë Elvanës. Ndërsa kjo e fundit ka postuar disa foto reperja i ka shkruar “Gruja jem”, duke zbuluar kështu mënyrën me të cilën e thërret që për hir të së vërtetës qenka paksa e çuditshme.

Për shkak se Elvana ka më shumë vite në skenë Lori është rritur me muzikën e saj dhe ndoshta Elvana është “woman crushi” i Loredanës.

Kujtojmë se më herët këtë javë dy këngëtaret u takuan së bashku dhe nuk na i kursyen fotot e video nga mbrëmja e tyre me dedikime të ëmbla. Këto postime bënë xhiron e rrjetit teksa fansat po shpresojnë që t’i shohim së shpejti në bashkëpunim.

Prej muaj është raportuar se Elvana ka bashkuar forcat me Mozzik, por ende nuk kemi një datë zyrtare për publikimin e këtij dueti. Kështu që mundësitë që ajo të sjellë një bashkëpunim edhe me Lorin nuk janë të vogla.