“Ligjin në shtëpi ma bën gruaja Gjirokastrite. Nuk është e vërtetë që janë kopracë”

Aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj i ftuar në emisionin “Part Time” ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e tij personale. Ai ka zbuluar se ka punuar si kamarier kur ishte 20 vjeç.

I pyetur nga moderatorja Dembacaj se kush e bën ligjin në shtëpinë e tyre, Genti nuk ka ngurruar dhe e ka thënë troç se “ligjin e bën gruaja”.

Gjatë rrëfimit të tij, Zenelaj ka treguar se si e kanë nisur jetën së bashku me bashkëshorten. “Në shtëpinë tonë e bën ligjin gruaja, e cila ka dashur Zoti që të ishte Aida, kështu që gruaja”. tha aktori.

I pyetur nëse gruaja e tij është koprrace siç thuhet, Genti u përgjigj se “Jo, nuk është e vërtetë. Gjirokastritët nuk janë koprracë.” Martesa ime ka qenë një malore, malore, malore, jo në aspektin e marrëdhënies time me Aidën, por realisht e kemi nisur me një shtëpi të palyer, me mobilje të kohën së Enverit dhe me një biçikletë.

Ma beso që çdo gjë në këtë jetë e kam vendosur bashkë me Aidën. “Part Time” në Tv Klan e ka vendosur Gentian Zenelajn në rolin e kamarierit, por mesa duket nuk është hera e parë që aktori dhe moderatori e ka provuar një eksperiencë të tillë.

Zenelaj ka treguar se në vitin 1997 ka punuar si kamerier në një restorant në Tiranë. “Në krahasim me 97-ën kur unë punoja kamarier, gjërat kanë ndryshuar shumë. Vinin klientat me p!st0letë në tavolinë. Sot lënë cigaret, atëherë linin p!stōletēn.