Liberta Spahiu kjo vajzë e paparë, pa asnjë kompleks zbulon shifrën e parave në bankë

Liberta Spahiu është moderatore e emisionit ‘Prive’ në Klan Kosova. Dy episodet e fundit të programit televiziv ajo i ka xhiruar në ishullin tropikal, Zanzibar ku bashkë me punën po shijon edhe pak ditë pushimi. Mbrëmjen e kaluar u transmetua episodi i fundit i ‘Prive’, ku Liberta ishte përballë moderatorit të njohur të “N’drrimi natës”, Alaudin Hamiti me lojën ‘Haje ose thuaje’. Njëra nga pyetjet që ju drejtua ishte për vlerën aktuale në llogarinë bankare, sipas Who. Liberta nuk ka hezituar aspak, por është përgjigjur: “Duhet të kenë mbetur rreth 8-9 mijë euro”.